Fundamenti

Shqetësimet e qytetarëve të Komunës së Vitisë, nuk kanë të ndalur

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Gjatësia e pusit të hapur ishte afërsisht 10 metra, gjerësia 4 metra dhe thellësia mbi 2 metra. Pusi i hapur pa dyshim se paraqet pa siguri dhe rrezik për qytetarët e Komunës së Vitisë, veçmas për banorët e asaj zone, të cilët vazhdimisht i frekuentojnë rrugët e lart përmendura.

Gjatë ditës së sotme u identifikua edhe një pus i hapur që është shqetësues për qytetarët. Anëtari i EVSB-së, z.Dalip Dobërjanca, ditë më parë, kishte identifikuar pusin e hapur, dhe pas njoftimit që bëri, ne dolëm në teren shikuam vendndodhjen dhe bëmë disa foto të pusit të hapur.
Pusi i hapur gjendet në rrugën Fshat i ri, që shpie në drejtim të fshatit Çifllak, dhe rruga tjetër majtas për fshatin Tërpezë, pusi i hapur siç duket edhe në foto gjendet në mesin e dy rrugëve të lart cekura.

Gjatësia e pusit të hapur ishte afërsisht 10 metra, gjerësia 4 metra dhe thellësia mbi 2 metra. Pusi i hapur pa dyshim se paraqet pa siguri dhe rrezik për qytetarët e Komunës së Vitisë, veçmas për banorët e asaj zone, të cilët vazhdimisht i frekuentojnë rrugët e lart përmendura.

Hidromorava

Ndoshta ndokujt mundë t’i duket e tepërt me publikimin e puseve të identifikuara nga qytetarët dhe anëtarët e EVSB-së, por një të gjithë e dimë se vite më parë pikërisht nga puse të tilla kemi humbur disa jetera njerëzish!!!!.

EVSB, falënderon anëtarin e EVSB-së,për kontributin e tij të dhënë në identifikimin e pusit të hapur, që ishte rrezik për banorët. Ne u bëjmë thirrje institucioneve Komunale,që sa më parë pusi i hapur të mbyllet,dhe rreziku për banorët të mos jetë më thuhet në njoftimin e Imri Emërllahu, koordinator i EVSB-së në Viti./rajonipress/