ARKATANA

Shpronësimet i nxjerrin telashe drejtorisë së kadastrit

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Komiteti për Pronë, Banim dhe Rindërtim (KPBR), ka shqyrtuar raportin e punës së drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, që në mungesë të drejtorit, për arsye shëndetësore e ka paraqitur Sali Fazliu, shef i sektorit të Pronës.

Gjatë vitit të kaluar, sektori i gjeodezisë ka pranuar 3474 dhe 3455 prej tyre janë kryer brenda afatit. Sektori i Kadastrës ka pranuar 12.228 lëndë dhe 12.065 prej tyre janë kryer. Kurse Prona ka pranuar 1315, ndërsa i ka kryer 1380, ka thënë Fazliu.

Sipas tij, ka lëndë që figurojnë të pakryera, ose në procedurë, por në të vërtetë ato janë vetëm njoftime që janë evidentuar përmes Qendrës për Shërbime me Qytetarë dhe nuk kërkojnë përgjigje. Duhet gjetur një zgjidhje për t`i mbyllur edhe këto lëndë, që të mos figurojnë si të pakryera, ka thënë Fazliu.

Përgjithësisht, kjo drejtori ka bërë një punë të madhe edhe gjatë vitit që shkoi, ndonëse punën në kushte jo të mira, ka thënë Fazliu, duke nënvizuar se problem i veçantë është mungesa e mjeteve për shpronësime.

FIDANISHTJA

Vetëm te rruga qarkore janë rreth 13 hektarë që duhet të shpronësohen. “Ne i kemi bërë kërkesë Ministrisë së Infrastrukturës që bashkërisht të sigurojmë mjetet për shpronësim të pronarëve, meqë bëhet fjalë për një zonë që u përket dy komunave”. Ai mohoi që në këtë pjesë të jetë kompensuar ndokush nga pronarët pos në ndonjë rast që është ekzekutuar përmes gjykatës.

Në procedurë e sipër është elaborati për shpronësime te pjesa e dytë e shtratit të lumit Mirusha si dhe disa zona tjera, ka thënë Fazliu
Sa i përket planit të punës, të cilin po ashtu e prezantoi Sali Fazliu, Komiteti bëri vërejtje se te projektet kapitale nuk figurojnë edhe mjetet e planifikuara për realizimin e tyre.

Ali Arifi, kryesues i KPBR ka thënë se planifikimi duhet të harmonizohet me koston financiare. Anëtarët tjerë të kësaj trupe komunale kërkuan informacione për numrin e pronave komunale, për uzurpimet, sikurse e ngritën edhe nevojën për legalizimin e gjendjes ekzistuese në lagjen “Dardania”, e cila edhe pse është ndërtuar para shumë vitesh, pronarët nuk kanë dokumente të pronësisë.

Komiteti e trajtoi edhe kërkesën e Fatmir Halimit, për dhënien në shfrytëzim të një prone komunale, për nevoja të Zyrës së Noterisë dhe rekomandoi që të shqyrtohen të gjitha mundësitë ligjore për t`i dhënë përgjigje pozitive këtij rasti, por pasi të bëhet një analizë e gjendjes faktike nga drejtoria e Gjeodezisë, Kadastrës dhe Pronës. Zgjidhja e rekomanduar duhet të jetë në harmoni me ligjet dhe rregulloret si dhe duke i respektuar të gjitha procedurat tjera. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.