FITORJA

Shpreson të mos kthehet duarthatë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Modelja Antigona Sejdiu pas kurorëzimit me çmimin e parë në “Miss World Kosova 2013”, ka nisur përgatitjet për të përfaqësuar vendin në evenimentin “Miss World 2013” që do të mbahet në 28 shtator të këtij viti në Indonezi. Aktualisht modelja na bën të ditur se është duke u trajtuar te qendra e dobësimit “Linda Halimi” për të pakësuar kilogramët e tepërt.

“Tani jam duke u përgatitur intensivisht, gjegjësisht po trajtohem te qendra e dobësimit ‘Linda Halimi’, ku po ushtroj në fitnes etj., në mënyrë që ta mbaj trupin në formë dhe të jem vitale gjatë performancës sime që do të kem më datën 28 shtator në ‘Miss World 2013’ që do të mbahet në Indonezi”, ka thënë ajo për “Zëri”.

GRANDEMALL

Antigona tani peshon 55 kg, por ajo synon që të humbë edhe disa kile deri në paraqitjen e saj në këtë manifestim. Qëllimi i saj në këtë garë është që të kthehet me ndonjë çmim. “Secila konkurrente hyn në garë me qëllimin për të fituar, por e them sinqerisht se asnjëherë nuk mendova se do të mund ta realizoja këtë qëllim që pata në ‘Miss World Kosova’. Ka qenë mjaft sfiduese por edhe interesante dhe e bukur, sidomos për faktin që për mua ishte diçka krejtësisht e re. Ndërkaq tani jam më e përkushtuar se kurrë për pjesëmarrjen në ‘Miss World 2013’, ku do të mundohem që ta përfaqësoj Kosovën sa më denjësisht. Ndërkaq sa i përket çmimeve natyrisht që çmimi i parë është tejet i vështirë të rrëmbehet duke marrë parasysh numrin e konkurrenteve, por të paktën kam shumë shpresë që nuk do kthehem duarthatë”, thotë ajo.

Antigona do të mundohet të bëjë më të mirën për Kosovën në Indonezi dhe pas kësaj të merret me modelizëm edhe jashtë vendit. “Do bëj më të mirën për vendin tim dhe për karrierën time si modele”, ka thënë në fund ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.