Fundamenti

Shpresat e Zvicrës të varura te Andi Zeqiri – ai mund të jetë sulmuesi i parë në dy ndeshjet kryesore të helvetëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shpresat e Zvicrës janë të varura te Andi Zeqiri, ku nga lojtar i tepërt është kthyer në të rëndësishëm për ndeshjet kryesore në rrugën e zviceranëve për Katar 2022.

Sulmuesi shqiptar nuk ishte thirrur për ndeshjet në tetor (kundër Irlandës së Veriut dhe Lituanisë), por është kthyer në nëntor ku Zvicra luan ndaj Italisë dhe Bullgarisë.

Meqenëse Murat Yakin i mungon Haris Seferovic dhe Breel Embolo në sulm, shanset e sulmuesit të Bundesligës për të luajtur janë rritur.

“Jam i lumtur që jam kthyer dhe shpresoj që të vazhdojë kështu”.

Fundamenti

“Kam shfrytëzuar kohën larg kombëtares për të punuar për tu paraqitur mirë në klub. E dija që duhej të shënoja gola në Gjermani dhe këtë bëra”, ka deklaruar ai .

Zvicra fillimisht do të përballet me Italinë në kualifikimet e Kampionatit Botëror të premten, më 12 nëntor.

Sulmuesi që luan te Augsburgu shënoi dy gola dhe dha një asistim është në huazim te klubi gjerman, Brighton & Hove Albion.

“Kjo është liga që më përshtatet më shumë. Më pëlqen intensiteti dhe kontakti. Kur nënshkrova në Augsburg, qëllimi im ishte të luaja. Jam me fat që kam besimin e trajnerit. Për momentin po funksionon mirë, edhe pse po kalojmë një kohë të vështirë”, ka thënë Zeqiri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.