Mobi Casa

Shpresat e PDK-së, te presidentja Jahjaga

/ 1 minutë lexim

Në kohën kur Partinë Demokratike po e refuzojnë të gjitha subjektet shqiptare opozitare për të diskutuar rreth krijimit të institucioneve, shpresat e partisë së Thaçit kanë mbetur te presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Ndryshe nga blloku opozitar, i cili insiston që debati të zhvillohet në Kuvend nga deputetët, PDK-ja kërkon që dialogu i nisur javën e kaluar nga presidentja Atifete Jahjaga të vazhdojë deri në gjetjen e një zgjidhjeje për zhbllokimin e ngërçit institucional.

Fidanishtja

Por, zyrtarë të PDK-së nuk kanë treguar se çfarë roli mund të luajë presidentja, për të cilën ka skepticizëm se mund të vendosë autoritet ndërmjet partive politike. /Koha Ditore