Fundamenti

Shpresa: “Shqiponjën e ka vrarë partneri i saj”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pas shpalljes të pafajshëm të Gerhard D.: “Unë nuk e di se si do t`u them fëmijëve të motrës se vrasësi i nënës së tyre ecën lirisht”.

Javën e kaluar, një gjykatë e Vjenës liroi austriakun Gerhard N. nga akuza për vrasjen e partneres me të cilën jetonte, shqiptares 28 vjeçare nga Kosova, Shqiponjë-Flora A.

Viktima ishte mbytur në mënyrën mizore, duke u djegur për së gjalli. Dhe, i vetmi person për të cilin të gjitha indiciet flisnin se duhet të ishte vrasësi, inxhinieri 45 vjeçar Gerhard N,. në mungesë të provave konkrete, është shpallur i pafajshëm.

Dy fëmijët e Shqiponjës, 8 dhe 5 vjeç, kanë mbetur nën përkujdesjen e tezes së tyre, Shpresës, motrës së Shqiponjës.

Eco Higjiena

Shpresa, për mediet austriake thotë se ka mbetur pa fjalë me vendimin e gjykatës. “Nuk e di si do të shkojë puna më tutje. Ky gjykim është një skandal”.

Ajo thotë të ketë pasur edhe më parë një parandjenjë të keqe lidhur me vendimin, por shton: “Kush tjetër mund ta vriste motrën time? Nuk ka drejtësi!”.

Shpresa sqaron se të dy fëmijët e Shqiponjës dinë tashmë gjithçka për vdekjen e nënës së tyre .

“Ne të gjithë jemi në trajtim psikologjik. Unë nuk e di se si do t`u them atyre se vrasësi i nënës së tyre ecën lirisht. Nuk kam dëshirë të shkoj më në shtëpi. Unë nuk shoh më ardhmëri për ne në Austri dhe, kemi frikë. Gerhardi e di se ku banojmë ne. Unë nuk guxoj të dal më as në rrugë, pasi të errësohet.(albinfo)