FIDANISHTJA

Shpresa për të sëmurët me diabet: Shkencëtarët janë në gjurmët e terapisë së re

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Shkencëtarët e Universitetit të Iowa janë në gjurmët e terapisë së re me të cilën me ekspozimin e pacientëve ndaj elektricitetit statik dhe fushës magnetike do t’u normalizohet niveli i sheqerit dhe rezistenca insuline.

Duke i ekspozuar minjtë laboratorikë ndaj elektricitetit statik dhe fushës magnetike disa orë në ditë, shkencëtarët kanë arritur t’ua kontrollojnë dhe normalizojnë nivelin e sheqerit në gjak, shkruan sciencedaily, përcjell Telegrafi.

Kjo është një provë që ekspozimi ndaj fushës magnetike gjatë periudhës së shkurtër zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak dhe normalizon përgjigjen e trupit ndaj insulinës.

ARKATANA

Calvin Carter, njëri nga autorët e studimit ka thënë që efektet e kësaj terapie janë afatgjata, andaj do të mund të merret natën gjatë gjumit, në mënyrë që niveli i sheqerit të jetë normal gjatë gjithë ditës.

Ky studim do të mund të ketë ndikim serioz në shërimin e personave me diabet, posaçërisht të pacientëve për të cilët tretmanët aktualë nuk janë praktik. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.