ARKATANA

Shpresa Kurteshi-Emini priti në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it turk

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini ka pritur sot në një takim njoftues komandantin e KFOR-it, i cili ka marrë këtë detyrë në kuadër të rotacionit të trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, Kurteshi-Emini i ka informuar komandantin e trupës turke të KFOR-it, në Kosovë, kapitenin Halil Arda Balik dhe zëvendësin e tij, Mustafa Çankaya me mënyrën e funksionimit të Kuvendit Komunal, punën e tij dhe procedurat e vendimmarrjes, për çështje të arsimit dhe fushave të tjera, në përgjithësi.

Njëherësh, ajo ka falënderuar për angazhimin e tij në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në Kosovë dhe Gjilan.

FIDANISHTJA

“Duke e shfrytëzuar këtë rast, në cilësinë e kryesueses së Kuvendit Komunal në Gjilan e falënderoj KFOR-in turk për gjithë angazhimin e tij që ka treguar në këto vite, në ndërtimin e paqes në Kosovë, përfshirë edhe Gjilanin”, ka thënë Kurteshi-Emini.

Ndërkaq, oficerët e trupës paqeruajtëse turke në Kosovë kanë premtuar mbështetje të vazhdueshme për komunën e Gjilanit dhe Kosovën, në përgjithësi, përmes projekteve të ndryshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.