FITORJA

Shpresa Kurteshi-Emini pret në takim vëzhguesit e zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emni ka pritur sot në një takim pune vëzhguesit e zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Mrs. Turid Smith Polfus dhe Mr. Frederic Girard, të cilët i ka njoftuar punën e vendimmarrjes komunale, me përfaqësimin politik, etnik e gjinor, po edhe me sukseset dhe sfidat si dhe të arriturat e përgjithshme në funksion të përmirësimit të jetës dhe mirëqenies së qytetarëve.

‘Përfaqësuesit e BE-së i njoftova me aktivitetet e Kuvendit Komunal të Gjilanit, me të arriturat dhe sfidat që ka pas organi vendimmarrës, me rolin e anëtarëve të Kuvendit dhe përfaqësimin gjinor, etnik e politik, sikurse edhe me të arriturat e përgjithshme në funksion të përmirësimit të jetës dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve që jetojnë në këtë mjedis’, ka thënë Kurteshi-Emini.

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian janë këtu për të parë nga afër përgatitjet për zgjedhjet e 17 tetorit si dhe kapacitet e Komunave për të ofruar kushte për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm për demokracinë dhe qeverisjen.

Uji Dea

Kosova dhe komunat e saj kanë dhënë shembullin e mirë në organizimin e zgjedhjeve lokale e qendrore që nga viti 2000 e këndej si dhe njohjen dhe pranimin e rezultateve nga të gjitha subjektet politike.

Këto janë zgjedhjet e teta me radhë për pushtet lokal dhe mbahen më 17 tetor 2021./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.