ARKATANA

Shpresa e vetme e Bllokut është Neni 117 i Aktgjykimit të Gjykatës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e saj, nuk ka lënë ndonjë hapësirë për partitë tjera që ta zgjedhin Kryetarin e Parlamentit. Ky post, sipas Gjykatës, i takon partisë që ka dalë në zgjedhje.

Megjithatë, duket se shpresa e vetme e Bllokut LDK-AAK-Nisma është Neni 117 i Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Hidromorava

“Nje argument shtese eshte se grupi parlamentar, ne kuptimin me te ngushte te fjales (in stricto sensu), dhe sipas Rregullores se punes te Kuvendit e Shtojcave te saj, mund te regjistrohet vetem pas konstituimit te Kuvendit, pra, pas zgjedhjes se Kryetarit dhe te nenkryetareve te Kuvendit”, thuhet në nenin 117 të Aktgjykimit.

Interpretuar ndryshe, kjo i bie se nëse PDK zgjedh njeriun e saj në postin e Kryeparlamentarit, atëherë Blloku LDK-AAK-Nisma, meqenëse kanë 2/3 e fuqisë në Parlament, ta shkarkojnë atë dhe më pas ta propozojnë kandidatin e tyre meqenëse Neni 117 ua njeh këtë të drejtë. Pra, të drejtën e grupit më të madh parlamentar.