Eko Higjiena

Shprehia e duhanit më vdekjeprurëse sesa mendohej

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Të jetosh në Amerikën moderne është vështirë të ikësh nga e vërteta e dhimbshme që pirja e duhanit është vërtet, vërtet e keqe për ju. Por një studim i ri vetëm sa e vërteton lajmin e keq, duke sugjeruar se pasojat vdekjeprurëse të kësaj shprehie të keqe janë më të mëdha dhe më të këqija sesa mendohej më parë.

Hulumtuesit kohët e fundit e shikuan pirjen e duhanit në relacion me një varg të sëmundjeve vdekjeprurëse dhe komplikimeve fatale shëndetësore të cilat nuk ishin të lidhura më parë direkt me pirjen e duhanit. Kjo pikëpamje më e gjerë e ndikimit negativ të duhanit në gjendjen shëndetësore sugjeron se cigaret janë përgjegjëse për një shtesë prej 60.000 vdekjesh në vit të ndërlidhura me duhanin në Shtetet e Bashkuara, transmeton Koha.net.

Numri i vdekjeve nga pirja tradicionale e duhanit përbën rreth njëzet sëmundje – nga të dukshmet (sëmundja kronike obstruktive e mushkërive dhe kanceri i mushkërive) tek më të fshehtat (leukemia akute mieloide dhe aneurizmi i aortës).

Por ky studim i ri e merr në konsideratë një varg të komplikimeve të tjera shëndetësore – kanceri i gjirit, kanceri i prostatës, hipertensioni, cirroza e mëlçisë, dështimi i veshkave dhe të tjera.

Dështimi i veshkave është një shembull i mirë se si studimi i ri bazohet në amalgame të mëparshme të rezultateve shëndetësore.

“Pirja e duhanit tani konsiderohet si një shkak i diabetit, i cili është një nga shkaqet më të mëdha të dështimit të veshkave në këtë vend”, tha për NPR, bashkautori i studimit, Eric Jacobs, drejtor strategjik i farmakoepidemiologjisë në American Cancer Society.

Uji Dea

Hulumtimi u përpilua nga shkencëtarët e të dhënave dhe ekspertët e shëndetësisë në American Cancer Society, National Cancer Institute dhe një numër të universiteteve kërkimore. Studimi nxori të dhëna nga më shumë se një trilion amerikanë, nga rezultatet shëndetësore të përpiluara gjatë rrjedhës së dekadave.

“Numri i vdekjeve të tjera potencialisht të lidhura me pirjen e duhanit është substancial,” tha Jacobs në një njoftim për shtyp. “Në studimin tonë, shumë vdekje në mesin e duhanpirësve ishin nga kategori të sëmundjeve që nuk janë të përcaktuara aktualisht si të shkaktuara nga pirja e duhanit, dhe ne besojmë se ka dëshmi të forta se shumë prej këtyre vdekjeve mund të shkaktohen nga pirja e duhanit.”

Duke i marrë parasysh top pesë sëmundjet që sapo janë lidhur me pirjen e duhanit – infeksionet, kanceri i gjirit, kanceri i prostatës, kanceret e rralla dhe kanceret e vendeve të panjohura – duhanpirësit kanë dy herë më shumë gjasa që të vdesin më herët se joduhanpirësit.

“E kemi ditur për një kohë të gjatë se pirja e duhanit vret”, tha Jacobs për NPR. “Ne mendojmë, megjithatë, se është e rëndësishme ta kemi një vlerësim të saktë të asaj se sa njerëz janë vrarë”.
Hulumtimi i ri u botua këtë javë në New England Journal of Medicine.

http://koha.net/?id=13&l=65950