Shprehi të shëndetshme që më shumë ju bëjnë dëm se dobi

Është me shumë rëndësi të keni një jetë të shëndetshme, por edhe aty ka kufij. Këtu janë disa këshilla të shëndetshme, që duhet t’i eliminoni sepse më shumë ju bëjnë dëm se dobi.
HEDHJA E YNDYRËS NGA MENYJA
Hulumtimet kanë treguar se ushqimi i payndyrshëm nuk ndihmon të humbni në peshë. Studiuesit kanë vëzhguar 50.000 femra që kanë konsumuar ushqim pa yndyrë. Ato nuk ishin më pak të rrezikuara nga kanceri apo sëmundjet e zemrës.
USHTRIMET E TEPËRTA
uk është mirë ta teproni me ushtrimet, sepse kjo mund të jetë e barabartë sikurse të mos jeni fare aktiv. Ushtrimet duhet të marrin kontrollin mbi jetën tuaj. Jeni të lodhur dhe energjinë e kompensoni me pije energjike. Trupin kështu e bëni të prirë për lëndime.
PËRJASHTIMI I DESERTIT NGA MENYJA
Studimet kanë treguar se ndalimet shpeshherë ndikojnë me konsumim të tepërt. Desertët e vogla nuk do t’i bëjnë dëm askujt, sepse ekzistojnë ëmbëlsira që mund t’i hani pa shtuar në peshë.
ANASHKALIMI I KAFJALLIT
Të gjitha shujtat janë të rëndë- sishme, kështu që mos anashkaloni asnjë, sidomos kafjallin. Në mëngjes duhet ta ngjallni organizmin, në mënyrë që metabolizmi të jetë i fortë gjithë ditës.
(Kosova Sot)