Uji Dea

“Shpirti i fjalëve” në shtëpinë e Felbahut

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Duke u nisur nga fakti se muzika konsiderohet si shërues i shpirtit, e njeriu përmes saj shpreh dhembje, gëzim e dashuri, dy vajza të reja kanë përgatitur ekspozitën e tyre të parë nën titullin “Shpirti i Fjalëve”. Besarta Fetiu me piktura dhe Redona Kuqi me fotografi mundohen që përmes kësaj ekspozite në vete të mbërthejnë komunikimin njeri-muzikë. Pikturat e saj janë abstrakte, sureale, janë të punuara me akril dhe vaj si dhe janë të pikturuara në pëlhurë.

Kurse fotografitë e Redonës përgjithësisht janë imazhe të cilat vënë në pah raportet e njerëzve me muzikën si dhe dashurinë për të. Disa nga fotografitë e saj kanë efekte të viteve 60-70 dhe disa janë bardh e zi. Fetiu ka thënë se kjo është ekspozita e parë e saj personale, “Shpirti i fjalëve” që do të mbahet në shtëpinë e Felbahut në Suharekë me datën 16 tetor.

Fundamenti

“Në ato punime kam paraqitur instrumente muzike ku jam munduar përmes instrumenteve me përcjellë tek të tjerët një shpirt me shumë fjalë, të gjithë në këngë e gjejmë veten tonë, dashurinë, urrejtjen, respektin, vuajtjen, lumturinë, kujtime të paharrueshme, ndërsa unë përmes koloriteve të mia paraqes një dashuri të madhe ndaj të tjerëve ndaj natyrës”, ka thënë Fetiu…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.