Uji Dea

“Shpifjet nuk ma prishin pushimin”, reagimi i Pacollit pasi mediat në Venezuelë e akuzuan për afera korruptive

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Ish-presidenti, Behgjet Pacolli ka mohuar akuzat nga mediat në Venezuelë si i implikuar në afera korruptive me politikanë të lartë të vendit latin, si dhe në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Biznesmeni kosovar, që sipas mediave venezuelase, akuzohet si bashkëpunëtor i biznesmenit Enrique Rais në kompaninë “Alba Petroleos”, i cili prej vitit 2017 është i shpallur në kërkim nga autoritetet venezueliane, ka deklaruar se këto pretendime po i duken sikur në një film kur lexon artikuj të sponsorizuar.

“Dëgjoni…, e tërë e vërteta është kjo;
Nuk ka në Kosovë rafineri, shpifësit do të dalin para drejtësisë. Aeroporti i Vlores po ndërtohet. Grabitësit duhet të kthejnë borxhet dhe kjo shpifje nuk më prish pushimet”, shkroi ai në Facebook, në një reagim të bërë pas mesnate.

Ndërkohë në raportin e publikuar në mediat venezueliane, Pacolli akuzohet si i përfshirë në një skandal korrupsioni, duke iu referuar parregullsitë e publikuara nga OCCRP në dhënien e ndërtimit të aeroportin e Vlorës në Shqipëri.

Mes të tjerash, Pacolli emërtohet si një biznesmen i cili ka lidhje të forta me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Sa për sqarim, në raportimin e mediave venezuelase, flitet edhe për rafineri nafte në Kosovë, ku ndërlidhet Pacolli, mirëpo rafineri të tilla nafte në Kosovë, nuk ka.

Megjithatë, deputeti Pacolli i cili gjendet në Shqipëri tha se këto akuza nuk ia prishin pushimet në bregdetin shqiptar.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Eco Higjiena

Po, më duket si në një film kur lexoj artikuj të sponsorizuar nga njerëz të paguar nga “nuk e di kush”.

Është interesant se si “gazetat” kanë zbuluar që unë kam punuar si drejtor i kompanisë, diku në Amerikën Latine (u largova nga Mabetex në Lugano dhe shkova në Salvador për të punuar per rrogë. Shita ose bleva naftë për rafinerinë më të madhe në botë që “ndodhet” në malet e Marecit ne Kosovë.

Zbulim e jo mahi !!

… e dikush paska zbuluar skandalin për Aeroportin e Vlorës….!!!
Dëgjoni…, e tërë e vërteta është kjo;
Nuk ka në Kosovë rafineri, shpifësit do të dalin para drejtësisë.

Aeroporti i Vlores po ndërtohet.
Grabitësit duhet të kthejnë borxhet dhe kjo shpifje nuk më prish pushimet.

Enrike Reis nuk është si e përshkruajnë. Ai jeton në Zvicër dhe për herë të parë e kam takuar gjatë vizitës sime në Salvador kur isha për njohjen e Kosovës me mikun tim, ambasadorin William Walker.

Ai është meritor në kontributin që ka dhënë për njohjen e Kosovës nga Salvadori e Hondurasi.

Unë u rreshtova kundër regjimit të Maduros kur isha ministër i Jashtëm.
Përndryshe qentë lehin (madje edhe rrejshëm) dhe karvani ecën përpara edhe më fuqishëm