ARKATANA

Shpëtoi një nënë dhe vajzën e saj, 31-vjeçari nga Berati pranë marrjes së nënshtetësisë italiane

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Veprimi i 31-vjeçarit nga Berati ka tërhequr vëmendjen e komunitetit si dhe të kreut të bashkisë së Livornos, Filippo Nogarin që i ka dorëzuar atij një çmim special. Një shqiptar është konsideruar si hero në Itali, pasi i ka shpëtuar jetën e një nëne bashkë me vajzën e saj të mitur, teksa banesa e tyre ishte përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në Livorno, kur shqiptari Nertil Qato u zgjua nga gjumi pas thirrjeve për ndihmë, pasi kishte rënë në zjarr në një banesë në katin e parë të një ndërtese, shkruan “Lapsi.al”.

Ai mori shkallën që ndodhej në pjesën e pasme të furgonit të tij dhe u ngjit në banesë, ku shpëtoi fillimisht vajzën 14-vjeçare dhe më pas nënën e saj.

“Dëgjova një shpërthim dhe dola jashtë. Pashë banesën që ishte shembur pjesërisht, flakë dhe tym të zi. Dëgjova një thirrje për ndihmë dhe nxitova. Vendosa shkallën dhe u ngjita në katin e dytë. Aty nuk dukej gjë për shkak të tymit të zi dhe flakëve. Por dëgjova zërin e një vajze, e mora në krahë dhe e zbrita poshtë. Më pas mora edhe nënën e saj”, ka treguar shqiptari për mediat italiane, përcjell albinfo.ch.

KKVITI

Veprimi i 31-vjeçarit nga Berati ka tërhequr vëmendjen e komunitetit si dhe të kreut të bashkisë së Livornos, Filippo Nogarin që i ka dorëzuar atij një çmim special dhe i ka premtuar përshpejtim të procedurave për t’u pajisur me leje qëndrimi apo edhe për të marrë shtetësinë italiane.

“Nertili ndodhet këtu prej 6 vitesh. Është mjaft punëtor dhe ende nuk ka nënshtetësinë sepse ligjet parashikojnë se duhet të ketë të paktën 10 vite leje qëndrimi. Më kujtohet veprimi i presidenti francez që vendoi t’i japë shtetësinë një qytetari nga Mali, pasi shpëtoi një fëmijë. Do doja dhe unë të bëja diçka të ngjashme”, ka thënë kreu i bashkisë së Livornos.

http://www.albinfo.ch/shpeton-nje-nene-bashke-me-vajzen-e-mitur-31-vjecari-nga-berati-afer-te-marr-nenshtetesine-italiane/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.