RCCOLA

Shpëtohen dy turistë britanikë te Dhërmiu

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Vlorë -Dy turistë britanikë kanë shpëtuar mrekullisht nga mbytja në detin Jon falë ndihmës së rojeve bregdetare shqiptare.

BW bën të ditur se jahti i britanikëve babë e bir, ku shkruhej “Never say never’ kishte ngecur 6 milje larg ‘Rrugëve të Bardha” në zonën e Dhërmiut.

Eco Higjiena

Baba e bir, turistë nga Britania vinin nga Kroacia në drejtim të Korfuzit, por pas mungesës se karburantit dallgët i kishin shtyrë jahtin drejt ujërave shqiptare.