KKVITI

Shpëtimtari Ziberi, “hero” para miliona shikuesve gjermanë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ramadan Ziberi është shqiptari i cili para pak ditësh qe bërë hero pasi që, duke e pritur në krahët e tij, pati shpëtuar një grua që po donte të mbytej duke kërcyer nga kati i dytë. Pas bujës që i ushtohet ditën e parë, lajmet sikur ky zakonisht harrohen shpejt.

Por, diçka tjetër ka ndodhur me lajmin që e ka bërë hero shqiptarin 36 vjeçar. Ai është ftuar në njërin ndër emisionet më të shikuara humoristike gjermane, «Gehts noch?! Kayas Woche» të komedianit Kaya Yanar, që emetohet në RTL dhe që ka me miliona shikues. “Në fillim mendova se është një shaka”, thotë Ramadani. Ai nuk i ka besuar sekretares që po i thishte se ishte i ftuar i Kaya Yanar-it për të marrë pjesë ne emisionin e tij. “Nuk kisha menduar kurrë se mund të ndodhte diçka e tillë”, thotë Ziberi.

HW

Emisioni është emetuar të premten në mbrëmje. Emisioni ishte xhiruar një ditë më parë dhe për këtë, Ramadani kishte udhëtuar enkas për në Köln, transmeton albinfo.ch. Ai thotë se është instruuar para emisionit për të përsëritur në skenë atë që kishte bërë në jetën reale. Por kësaj here gruaja që ai do te “shpëtonte” nuk ishte e vërtetë por një kukull prej gome.

Edhe pse e gjithë puna këtu merrte një ngjyrim komik, heroi në fund është lavdëruar nga shoumeni gjerman me fjalët: “Ramadan, ti për mua je një hero”. Mbrëmjen që është dhënë emisioni, Ziberi ka marrë shumë telefonata me lëvdata nga të njohurit e tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.