Shpëtimi po vjen: Zbulohet ilaçi kundër diabetit

Terapia revolucionare kundër diabetit me qelizat amë të pacientit, të cilën e kanë menduar ekspertët nga Harvardi, tashmë quhet si “zbulimi më i madh në mjekësi, pas antibiotikëve”.
Pasojat do të mund të jenë fund i injektimit të përditshëm me insulinë, e komplikimet e shumta që me vete i sjell sëmundja e sheqerit, si verbëria, dështimi i veshkave, sulmi në zemër e në tru, do të jenë pjesë e së kaluarës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Ekipi i hulumtuesve nga Harvardi ka bërë me dije se ka bërë një hap “gjigant”, në kërkim të ilaçit kundër diabetit, tipi një. Hulumtimeve iu ka prirë Dag Melton, dy fëmijët e të cilit janë të prekur nga diabeti. Ai ka “shtyrë” qelizat e lëkurës që prodhojnë insulinë, e testet e para e kanë treguar si plotësisht të suksesshme.
(Kosova Sot)