Fundamenti

Shpëtim Hasani nga Lugina kërkon Superligën e Kosovës në futboll

/ 2 minuta lexim

Edhe pse në kushte të vështira zhvillohet sporti në Luginë të Preshevës e në veçanti në fshatin Tërnoc të Komunës së Bujanocit, në këto treva asnjëherë nuk kanë munguar talentët e futbollit.

Për 19 vjeqarin, Shpëtim Hasani, i cili tani e 10 vite merret me lojën e futbollin e një kohë ishte edhe në futbollin Finlandez për pesë muaj, por pastaj u desht të rikthehet në vendlindje për shkaqe familjare të tij.

Hasani i cili ka një talent të madh të futbollistit, tregon për karrierën e tij.
“Loja e futbollit për mua është gjithçka, ne në Luginë po e kemi mjaft vështirë të zhvillojmë karrierë futbollistike pasiqë po na mungojnë skuadrat me të madhe, unë për pesë muaj isha në Finlandë, por u deshtë të rikthehem në vendlindje për shkaqe personale e familjare”.

KKGJILAN

Hasanin e karakterizon shpejtësia dhe qarkullimi me top, ai kërkon që t`i bashkëngjitet ndonjë skuadre të Superligës së Kosovës.
“Dëshira ime është që të vazhdoj karrierën në futbollin e Kosovës, pikërisht në klubet e Superligës pasiqë i përcjelli edhe nga afër, mendoj se në çdo skuadër do të luaja pa ndonjë problem të madh, pasiqë shumicën e futbollistëve i njoh për nga cilësitë e tyre dhe do të jepja kontribut të madh tek çdo skuadër”.

Për talentin 19 vjeçar, mbrojtësin e majtë Shpëtim Hasanin nga Lugina nuk ka ndonjë fshehtësi në lojën e futbollit duke pasur aspirata të mëdha në karrierën e tij.
“Nuk i frikohem aspak konkurrencës në cilën do skuadër, i di kualitetet e mia por dëshiroj që një futbollist nga Lugina ta shpreh potencialin e tij në futbollin Kosovar, e për këtë shpresoj se shumë shpejt do të jem në fushën e blertë të futbollit Kosovarë”.

Futbollit Kosovar i nevojiten futbollistët dhe talentët siç është Shpëtim Hasani nga Tërnoci./rajonipress/