UBT

Shpeshtohen në Anamoravë rastet e grabitjes dhe vjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.

Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se njëri ka kryer veprën penale ‘’Grabitja’’, ndërsa tjetri veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Mobi Casa

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Grabitja’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) aktakuza për veprën penale ‘’Trafikimi me njerëz’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Ngacmimi’’.