Mobi Casa

Shpërthim zjarri në “Agmia Fruits”

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar nga ankuesi, punëtor i sigurimit se në objektin e “Agmia Fruits”, objekt i cili gjendet në fshatin Gumnishtë e Epërme, Komuna e Gjilanit, se në aneksin e kësaj ndërmarrje ka shpërthyer një zjarr. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar katër (4) frigoriferë të cilët i mbajnë frutat e freskëta si dhe disa makineri tjera qe bëjnë përpunimin e frutave. Në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dal policia e Kosovës me njësitet relevante si dhe ekipe të zjarrfikësve dhe eksperti i zjarreve.

Nga hetimet e para mësohet se fatmirësisht askush nuk është lënduar në këtë incident. Sipas ankuesit vlera e dëmit është e konsiderueshme dhe tepër e lartë . Për momentin shkaktari i zjarrit ende nuk dihet. Është njoftuar Prokurori i shtetit lidhur me incidentin.

Uji Dea

Në vendngjarje është intervistuar përgjegjësi i firmës si dhe punëtori i sigurimit të objektit. Lidhur me këtë rast hetimet po vazhdoj të bëhen nga hetues rajonal të Policisë së Kosovës në Gjilan njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.