Eko Higjiena

Shpërthen Xhaka: Më ka ardhur në majë të hundës duke u justifikuar për çështjen e Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Granit Xhaka, mesfushori i Arsenalit, ka thënë se çështja e Kosovës i ka ardhur në maje të hundës.Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, vendosi që ta përfaqësoj Zvicrën, pavarësisht ofertës që kishte marrë për t’iu bashkuar Kosovës.

Vendimi i Graniti bërë bujë të madhe në vendin tonë, derisa shumë fansa të Kosovës nuk hezituan që ta quajnë tradhtar.

Ai në një intervistë për Appenzeller Zeitungka thënë se çështja e Kosovës i ka ardhur në maje të hundës

“Më ka ardhur në majë të hundës që duhet të justifikohem gjithnjë. Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë presioni më ushtrohet”, ka deklaruar ai

Uji Dea

“Letra ime në “Instagram” (Xhaka shkroi pak ditë më parë në shqip ku shpjegonte arsyet përse do të vazhdonte të luante me Kombëtaren e Zvicrës dhe se nuk ishte një tradhtar) e shpjegon qartazi përse unë vendosa që të luaj për kombëtaren zvicerane në të ardhmen”, vazhdoi ai.

“Por kur titujt e gazetave prodhohen me përkthime të shtrembëruara, atëherë unë mendoj se kjo është shumë. Më tepër nuk kam çfarë të them për këtë temë’, ka theksuar Xhaka.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.