HW

Shpërthen Vokrri pas kritikave nga zyrtari i UEFA-s

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Fadil Vokrri ka shpërthyer pas pakënaqësisë nga ana e zyrtarit të UEFA-s, Tyrge Borno.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është shprehur thellësisht i pakënaqur me neglizhencën e punimeve në stadiumin “Adem Jashari”.

Vokrri shpreson që këtë vit mos të ndodhë ajo që ndodhi vitin e kaluar, ku ekipet mbetën jashtë garave evroiane për shkak se nuk kishte një stadium që plotësonte kriteret e FIFA-s e UEFA-s.

“Nëse nuk mund t’i zhvillojmë garat as këtë vit për shkak të infrastrukturës, kjo është katastrofale. Unë nuk guxoj as të mendoj që mund të ndodhë ajo”, deklaroi Vokrri.

HW

“Besoj në stadium do të punohet dhe do të bëhet gati për gara, pasi asnjë kriter i vënë nga UEFA nuk është i pa arritshëm”, theksoi Vokrri

Kjo pakënaqësi erdhi menjëherë pas vizitës nga projekt-menaxheri i mbikëqyrjes nga UEFA, Tyrge Borno, i cili kritikoi ashpër institucionet kosovare për mos-kryerjen e punimeve në stadium.

“Përkundër që i keni pasur të gjitha të shkruara se çfarë duhet punuar, asgjë nuk është punuar”, tha Borno, derisa për të Prishtinës, ai nuk u prononcua për media dhe vetëm mblodhi dëshmi për punën që po bëhet. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.