Shpërthen Sinani: Koalicioni AAK, LDK e NISMA tentim për puç ndaj sovranit

Gjilan – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, ka vlerësuar se LVV i ka fut në “Kopresh” AAK-në, LDK-në dhe NISMA-në. Sinani tha për rajonipress se ky koalicion më së paku është në interes të Kosovës sepse po tentohet të bëhet puç ndaj votuesve – sovranit .Sinani ka polemizuar edhe me një këshilltar komunal nga radhët e LVV në Kamenicë.
Kreu i Kamenicës Begzad Sinani koalicionin LDK-AAK e NISMA e quan joparimor dhe në dëm të Kosovës. “Ky koalicion po mundohet ta mbulojë humbjen dhe marren e vet para votuese. Sovrani ka folur qartë dhe tashmë dihet fituesi i saj. Është e pandershme që të bëhen këso “pazare” për interesa shumë të ngushta e klanore” tha Sinani për rajonipress.
Ndryshe Sinani tha se ky koalicion po tenton të bëjë puç ndaj sovranit që në këtë rast është votuesi.
Ndërkaq këto polemika të ngjashme dhe dilema për koalicionin Sinani i ka shprehur edhe gjatë një debati me këshilltarin e Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë gjatë një debati rreth kornizës buxhetore afatmesme.
“LVV i ka fut në “Kopresh” AAK-në, LDK-në dhe NISMA-në”. Sinani këtë deklaratë e ka bërë gjatë seancës së Kuvendit Komunal duke i`u përgjigjur asambleistit të vetëm të LVV-së në njërën nga pikat e rendit të ditës. “Ju LVV i keni shti në “Kopresh” dhe i keni lidhë LDK-në, AAK-në edhe NISMA-në, e t`i mos u mundo me PDK-në e me Begzad Sinanin se nuk mundesh” ka thënë Sinani./rajonipress/