Mobi Casa

‘Shpërthen’ Shpendi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është bërë “nervoz” me disa media të cilët kanë kritikuar atë lidhur me mos ndriçimin e kryeqytetit.

Ai në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar ndër të tjera se premtimet do t`i realizojë ashtu siç ka bërë gjatë gjithë vitit.

“Premtimet do ti realizojmë ashtu siç kemi bërë gjatë gjithë vitit. Paranë publike do ta ruajmë. E qytetarin do ta respektojmë pa dallime. E ata le të vazhdojnë të shpifin sepse nuk do të na ndalin”, ka shkruar ai.

Ja postimi original:

Sikurse edhe çdo ditë të këtij viti “burimet” e shpifjes vazhdojnë që të shfrytëzojnë dhe keqpërdorin çdo ndjenjë të qytetarëve për të shtrembëruar fakte, sajuar storie me qëllim të ndarjes së qytetit dhe tentimit të diskreditimit të punës tonë në Prishtinë. Çdo sukses në Prishtinë tentojnë ta shtrembërojnë e përulin. . Para disa javëve në natën kur u lëshua ngrohja dolën me titullin “shpendi mashtron” edhe pse pas disa orëve u pa se ata mashtrojnë sikurse çdo ditë të vitit.

ARKATANA

Sot sajuan storie fetare vetëm e vetëm të shtojnë edhe një sulm të paqenë. Edhe një shpifje të radhës. Edhe ndryshime të ligjeve vetëm për ta bërë gënjeshtren e tyre më të besueshme.

Por kjo nuk na mbush me inat. Përkundrazi, na bën më të përkushtuar, më të sinqertë deri në bërjën e qytetit.

Kritikat do ti pranojmë me zemërgjërësi dhe reflektim. Shpifjet do ti sulmojmë ashtu sic e meritojnë. Premtimet do ti realizojmë ashtu siç kemi bërë gjatë gjithë vitit. Paranë publike do ta ruajmë. E qytetarin do ta respektojmë pa dallime.

E ata le të vazhdojnë të shpifin sepse nuk do të na ndalin./zeri/