ARKATANA

Shpërthen Nevzati: Raporti i kryetarit është vetëlavdërues dhe me shumë të pavërteta

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Bujar Nevzati këshilltar i PDK-së për rajonipress thotë se nuk është pajtuar me raportin e kryetarit të komunës i cili pritet të aprovohet në Kuvend sepse fund e krye është vetëlavdërues dhe i pavërtetë. Askund në raport nuk flitet për degradimin e komunës, për skandalet e njëpasnjëshme etj.

Bujar Nevzati (PDK), në takimin e KPF -së ka thënë se raporti evidenton vetëm sukseset, që pa dyshim se ka pasur, por anashkalohen të metat në qeverisje.

Nevzati për rajonipress ka shpalosur edhe tërë vërejtjet e tij rreth raportit dhe mos pajtimet që janë shkruar në të. “Nuk jam pajtuar sepse fund e krye aj raport është vetëlavdërues dhe i pavërtetë. Askund në raport nuk flitet për degradimin e komunës, për skandalet e njëpasnjëshme nga ana e qeverisjes komunale. Të gjithë e dimë se ka ra disiplina në të gjithë sektorët, kemi pasur rrahje fizike në komunë të punëtorëve të saj. Pastaj skandali me ekskursionin e nxënësve, vdekja e maturantit, pranimi i kuadrit pa konkurs”.

Eco Higjiena

Nevzati tha se shkelje tjera që fare nuk janë përmendur janë edhe pranimi i punëtorëve në zyrën e kryetarit pa kurrfarë kontrate, qindra ndërtime pa leje në komunë. “Rast skandaloz është ndërtimi në kompleksin e shkollave i cili e ka degraduar atë kompleks. Gjithashtu për 15 muaj kemi pasur mos kompletimin e qeverisë komunale, pa drejtor të shëndetësisë, financave, pa nënkryetar komune, pa zëvendëskryesues të Kuvendit. Të gjitha këto lidhen me një arsye të vetme se kryetari i komunës nuk po qëndron në vendin e punës”.

Nevzati thotë se më tepër se gjysmën e kohës kryetari i komunës nuk po qëndron në punë, ku qytetarët e kanë zgjedhur sepse ai po merret me probleme madhore të kombit dhe vizita turistike.”Unë kam kërkuar të dimë se sa borxhe ka paguar komuna dhe sa obligime kemi, derisa nga u.d. i drejtorit financiar Ilmi Limoni mora përgjigje se 2 milion euro janë paguar dhe 2 milion euro kanë mbetur obligime. Këto që po thuhen tani ne i kemi thënë si opozitë që i kemi 4 milion e 120 mijë e jo 9 milion siç gënjente Luta para qytetarëve” tha Nevzati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.