Shpërthen Leonora Morina Bunjaku, akuzon rëndë Nazmi Musën
Gjilan – Këshilltarja komunale nga radhët e PDK-së Leonora Morina Bunjaku ka kërkuar nga Lutfi Haziri që të ndërmerr masa ndaj drejtorit të arsimit Nazmi Musa. Bunjaku tha se Nazmi Musa disa herë e ka fyer, e ka shantazhuar dhe i ka bërë presion. Unë publikisht ftoj Nazmi Musën të tregojë se çfarë di për familjen time. Lutfi Haziri duhet të ndërmarrë masa ndaj këtij drejtori sepse LDK-ka ka shumë emra që mund të drejtojnë më mirë arsimin.
Leonora Morina Bunjaku ka shpërthyer në seancën e fundit të Kuvendit derisa ka hedhur akuza të rënda në adresë të Nazmi Musës. “Ky njeri ka një kohë të gjatë që sillet keq me mua dhe familjen time. Ky njeri po bënë shantazhe, kërcënime dhe nuk po tregon aspak respekt për këshilltaret femra. E ftojë publikisht këtë zyrtar e drejtor që të tregojë se çfarë din ai për familjen time dhe për mua. Une jam krenare për punën time dhe kontributin tim që kam dhënë” tha Bunjaku.
Bunjaku tha se nuk lejon që për asnjë moment të fyej dikush e aq më pak një drejtor i arsimit. “Zoti Haziri kërkojë nga ju që të ndërmerrni masa sepse LDK-ja ka shumë njerëz më të mirë se ky drejtor aktual që mund ta udhëheqin arsimin” tha Bunjaku./rajonipress/


