Uji Dea

Shpërthen Jakup Berisha, akuzon Lutfi Hazirin e Sami Hoxhën

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Jakup Berisha pronar i kompanisë “Merkatori SHA” ka akuzuar Lutfi Hazirin se ka manipuluar me tenderin e fundit të shpallur nga Drejtoria e Arsimit për ekskursionin e nxënësve që kap një vlerë prej 210 mijë eurove. Berisha thotë se ndoshta Lutfi Haziri nuk ka lidhje me këtë tender, por unë e kam paralajmëruar me kohë dhe në fund sërish tenderi ju dha një kompanie që është i afërt me Lutfi Hazirin shprehet Berisha i cili thotë se tërë këtë rast do ta deponojë në krimet e rënda në polici dhe prokurori sepse bëhet fjalë për një keqpërdorim prej 70 mijë eurove.

Jakup Berisha pronar i kompanisë “Merkatori SHA” ka shpërthyer me akuza kundër Lutfi Hazirit e Sami Hoxhës. Berisha për rajonipress tha se është i befasuar me veprimin e fundit të Lutfi Hazirit i cili pa asnjë kriter tenderin për ekskursionin e nxënësve të shkollave të mesme të shpallur nga Drejtoria e Arsimit ia dha dajës së tij Mustafë Dubovës.

Berisha thotë se në këtë tender kanë konkurruar 7-8 operator, por unë dyshojë se është i manipuluar kryekëput. “Vetë fakti se drejtori i arsimit Nazmi Musa është tërhequr nga ky proces tregon qartë se aty diçka nuk është në rregull. Si është e mundur që daja i Lutës të marrë tenderin për 5 shkolla të mesme derisa ka vetëm një autobus dhe nuk posedon licencë për transport ndërkombëtarë. Edhe kompania “Sharr Travell” që merr rregullisht tenderin nga Sami Hoxha dyshojë se është korruptuar. Ky pronar vazhdimisht merr tender në Gjilan sepse e ka korruptuar Sami Hoxhën e PDK-së” thotë Berisha.

Fundamenti

Berisha thotë se për të gjitha këto malverzime ka njoftuar edhe Lutfi Hazirin e Nazmi Musën. “I kam dërguar mesazh kryetarit Haziri dhe e kam njoftuar me kohë, por çuditërisht nuk më është përgjigjur. Dhe kjo heshtje e tij më bënë të dyshoj se ai që nga fillimi ka qenë në dijeni, por ka heshtur e nuk ka vepruar”.

Berisha tha se është i vendosur që tërë këtë dosje të manipulimeve ta dërgojë në krimet e rëndë në polici dhe prokurori. “Nuk do të lejoj që të keqpërdoren parat e nxënësve dhe të na mbyten fëmija me drogën e Shqipërisë nëpër hotelet e restorantet e njerëzve të mafias. Kjo do të stopohet njëherë e përgjithmonë. Vlera e keqpërdorimit që duhet të hetoj prokuroria arrin në 70-80 mijë euro” shton Berisha.

Berisha thotë se kompania e tij nuk i pranon parat kesh, por vetëm përmes bankës dhe ky fakt po i pengon ata sepse nuk po mund të bëjnë malverzime. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.