Hidromorava

Shpërthen Herolind Shala, i shënon supergol kampionit të Çekisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Talenti i madh shqiptar, Herolind Shala, ka treguar edhe njëherë se është lojtari më në formë i Kombëtares shqiptare. Anëtari i skuadrës së njohur çeke Slovan Liberec, ka vazhduar me gola të shënuar edhe në derbin e javës së tetë në elitën e futbollit çek.

Liberec ishte mysafir i kampionëve në fuqi, Viktoria Plzen, ndërsa pësuan humbje në fund me rezultat të ngushtë 2-1.

Shala në këtë takim arriti të shënoj një gol fantastik, duke e kaluar skuadrën e tij në epërsi në minutën e 55-të, pas një goditje të fuqishme nga jashtë zonës së 16 metërshit.

Uji Dea

Megjithatë Liberec ishin të pafat, pasi në fund të ndeshjes pësuan dy gola për ta shijuar humbjën e parë këtë edicion në Superligën e Çekisë.

Ky ishte goli i dytë i Shalës në ligë, ndërsa ka bërë edhe katër asistime, ndërsa ai ka shënuar edhe në Ligën e Evropës.

Forma e lartë e talentit shqiptarë sigurisht që është një lajm i mirë edhe për trajnerin Gianni De Biasi, para dy ndeshjeve të rëndësishme që Kombëtarja jonë i zhvillon muajin e ardhshëm ndaj Serbisë dhe Armenisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.