ARKATANA

“Shpërthen” Florent Hadërgjonaj: Nuk jam i lumtur, dua të..

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Mbrojtësi i Huddersfield Townit Florent Hadërgjonaj ka shprehur synimin e tij për t’u kthyer në formacionin shartues të skuadrës angleze pasi kohëve të fundit është duke pasur minutazh të ultë..

Hadërgjonaj ka pasur minuta të paktë javëve të fundit nën urdhrat e Danny Cowley, pas transferimit të Danny Simpson, shkruan Zëri.info.

Në gjashtë javët e fundit, Huddersfield nuk ka pësuar humbje, dhe asnjë skuadër në Ligën e Dytë angleze nuk ka arkëtuar më shumë pikë se ‘Terriers’.

Si pasojë e paraqitjeve të mira të Simpson, 25-vjeçari Hadërgjonaj është lënë jashtë formacionit bazë.

Ndërkaq, frustrimin për minutazhin e ultë, Hadërgjonaj e ka shprehur për ‘The Examiner’.

FIDANISHTJA

“Trajneri ka folur me mua, nuk është situatë e lehtë”, tha fillimisht mbrojtësi nga Deçani.

“Skuadra është duke luajtur mirë dhe mua më duhet të pres për shansin tim”, vlerësoi Hadërgjonaj.

“Natyrisht, nuk jam i lumtur, dua të luaj. Kjo është normale për një futbollist profesionist”, shtoi ai.

Ndryshe, Hadërgjonaj javëve të fundit është lidhur me një kalim te gjiganti turk Fenerbahçe, derisa edhe trajneri Volkan Demirel ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e yllit të Kosovës./Zëri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.