Fundamenti

Shpërthen Bogdani: Kombëtarja me klane lojtarësh

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Erjon Bogdani ka theksuar se në Kombëtaren shqipatre kishte klane vite më parë, mirëpo thotë se tani gjërat janë ‘qetësuar’.

Sulmuesi i shumë skuadrave italiane, Erjon Bogdani, ka thënë një deklaratë tejet të rëndë.

Ish-anëtari i Kombëtares shqiptare ka theksuar se në skuadrën ‘kuqezi’ kanë ekzistuar klane, të cilat prishnin harmoninë në skuadër.

Mobi Casa

“Në kohën kur unë jam bërë pjesë e Kombëtares ka pasur grupime të tilla dhe vazhduan edhe për ca kohë”, u shpreh ‘Bogi’ në një intervistë për Panorama Sport.

“Për sa kohë? Le të themi se 7 apo 8 vitet e fundit nuk ka pasur më klane në përfaqësuese, apo grupime lojtarësh që kishin influencë të tillë. Skuadra ishte më harmonike”, shtoi tutje Bogdani.