Shpërthen Berisha, gol dhe asistim në derbi
Besart Berisha ishte ndër më meritorët në fitoren e Melbourne Victory ndaj Melbourne City (3:0). Skuadra e Melbourne Victory e ka fituar derbin ndaj rivalit të qytetit Melbourne City me rezultat 3:0. Më meritoi për këtë fitore ishte Besart Berisha.
Sulmuesi prishtinas, në këtë takim ka realizuar golin e parë në minutën e dhjetë, derisa në minutën e 62-të, Berisha ka asistuar për Ben Khalfallah, i cili realizoi golin e tretë.
Ky ishte goli i nëntë për Berishën me fanellën e Melbourne Victory, që tani zënë pozitën e dytë në tabelë, me një pikë më pak se lideri Perth Glory.


