Eko Higjiena

Shpërthen Avni Shkodra: Skandal në çmimet e festivalit “Talia e Flakës 2016”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Aktori Avni Shkodra ka shpërthyer pas ndarjes së çmimeve në “Talia e Flakës 2016”. Sipas tij juria e përbërë nga Drita Begolli, Bajrush Mjaku edhe Milko Kutali gabuan shumë.

Po ku gaboj juria lexojeni reagimin e Avni Shkodrës në fb

1: Aktorja ma e mirë në rol kryesor, fiton për aktoren më të mirë ne rol dytësor. Këtë e tregoj edhe vet Naser Shatrolli që e ka shkruar dramën me dorë të vet, shumë mirë që tregoj, bravo, tha: Ky nuk është rol dytësor smile emoticon. Pse organizatorët mos me i thanë jurisë me dalë edhe njëherë edhe me e nda çmimin, masi që u vërtetua gabimi.

Uji Dea

2. U hoqën tri çmime që ishin parapa me u dhanë: Shfaqja ma e mirë, regjia ma e mirë edhe skenografia ma e mirë. Demek juria po del që s`ka dijte me vlerësua cila shfaqje është më e mirë. Mirëpo ndodhë që edhe kanë menduar se asnjë shfaqje nuk i meriton këto çmime. Juria nuk thirret mos me dhanë çmime, po me i dhanë ato.

Unë si taksapagues e artist, që kontribuoj në financimin e kësaj ngjarjeje sadopak, mendoj që duhet me u rishqyrtue ky vendim i jurisë, edhe me u korrektue këto gabime. Përgjegjësia bie tek juria, bordi i festivalit dhe organizatorët ka shkruar Shkodra./rajonipress/