United Hospital

Shpërthejnë studentët e Arkitekturës në UBT – e çojnë dijen edhe në Kinë

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Një grup studentësh të drejtimit të Arkitekturës së UBT-së, gjenerata 2012/2013, nëpërmjet projektit “PreHome”, kanë shpërthyer me dijen e tyre, duke e bartur atë edhe në Kinë.

Arkitektët e ardhshëm, Artan Jashari, Ardian Maliqaj e Getuart Dragobuzhda, edhe zyrtarisht janë bërë pjesë e 40 finalistëve (projekteve/ideve) më të mira nga e gjithë bota, pasi që kishin konkurruar në Konkursin ndërkombëtar në Kinë – Lugina Valley.

Studentët e grupit, duke qenë të kënaqur me arritjen e tyre, janë shprehur me entuziazëm se puna dhe përkushtimi i tyre në lëmin e arkitekturës ka filluar qysh tashti, kur ende janë duke studiuar, t’u shpërblehet.

HW

Ata kanë treguar se votimi online vazhdon te jetë i hapur, edhe pse aktualisht e kanë vendin e parë, sa i përket votave të fituara.

Sidoqoftë, ata kërkojnë përkrahjen me vota nga të gjithë studentët e UBT-së, gjë të cilën mund ta bëjnë nëpërmjet linkut për votim http://spamall.info/ , ku është edhe emri i projektit “PreHome”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.