Hidromorava

Shpërndarja e miellit në Kamenicë do të bëhet në përkujdesje të Policisë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Shtabi Emergjent Komunal, ka biseduar me të gjitha marketet që bëjnë shitjen e miellit në territorin e Komunës së Kamenicës, në mënyrë që të evitohen mbledhjet dhe tollovitë e qytetarëve gjatë blerjes së miellit.

Gjatë furnizimit me miell, shumë qytetarë nuk e kanë respektuar distancën nga njëri tjetri të caktuar nga institucionet shëndetësore.

Uji Dea

Andaj, që nga sot në Komunën e Kamenicës shpërndarja e miellit do të bëhet nën përkujdesjen e policisë.

Ekipa policore sot ishte në fshatin Koretin, ku u siguruan që i gjithë procesi i shpërndarjes së miellit është duke u bërë sipas masave mbrojtëse të përcaktuara nga Qeveria./rajonipress/