UBT

Shpërndahet një lajm i rremë me akuza të Kryeministrit spanjoll ndaj Hashim Thaçit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Disa media serioze në Kosovë kanë shpërndarë një lajm të rremë me akuza të Kryeministrit spanjoll në drejtim të Hashim Thaçit. Lajmi është shpërndarë nga një portal serb që shpërndanë lajme të rreme duke citur një agjenci serioze spanjolle. Agjencia Spanjolle “El-Pais” nuk ka asnjë tekst të tillë.

Artikulli, i bërë nga një faqe nacionaliste që shpërndanë lajme të rreme nga Serbia, është përkthyer dhe botuar nga mediat vendore kosovare. Në të thuhet se kryeministri i Spanjës, Mariano Rahoy, ka refuzuar që të marr pjesë në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet gjatë majit në Sofje. Arsye për këtë është prezenca e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rahoy thuhet se nuk do të ndodhet në të njëjtin vend me Thaçin, derisa Madridi zyrtar ta njehë pavarësinë e Kosovës, por poashtu edhe për arsye të tjera, duke përmendur kështu biografinë e Thaçit, që sipas tij është kriminale, shkruan Gazeta Express.

UBT

Ndërkohë Agjencia ‘El Pais’, askund nuk flet në lidhje me deklaratat e kryeministrit spanjoll drejtuar Kosovës dhe presidentit Thaçi.

“Rahoy nuk do të ndjek këtë samit sepse nuk dëshiron që të fotografohet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, derisa Spanja nuk e njeh pavarësinë e saj. Katalonia është duke përdorur doktrinën e Kosovës për justifikuar ndarjen nga sistemi ligjor i Spanjës, çka bën që Rahoy të mos marr pjesë”, thuhet në artikullin e publikuar kinse në gazetën spanjolle.

Por, në artikullin origjinal të gazetës, nuk përmendet fare Thaçi dhe nuk ka kurrfarë deklarate nga kryeministri spanjoll drejtuar Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.