United Hospital

Shpërndahen tabletë për nxënësit me aftësi të kufizuara në Verbicë të Zhegocit

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Në shkollën “Fetah Qerimi” të Verbicës së Zhegocit, u shpërndanë sot tabletë për nxënësit me aftësi të kufizuara, me mbështetjen e organizatës “Save The Children”.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka thënë gjatë dhjetorit janë shpërndarë gjithsej 71 tabletë në disa shkolla të Gjilanit për fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët do ta kenë më të lehtë qasjen në mësim online.

Hidromorava

“Presim këto ditë që nga UNICEF të shpërndahen edhe 65 tabletë, duke përmbushur të gjitha kërkesat dhe nevojat me pajisje teknologjike për të gjithë nxënësit me aftësi të kufizuar në shkollat e Gjilanit”, tha Gagica.

Rikujtojmë se ditë më parë, organizata GIZ për këtë kategori dhuroi 175 tabletë në shkollën “Thimi Mitko”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.