Eko Higjiena

Shpërndahen pakot Baby Box për foshnjat e porsalindura dhe nënat lehona

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Zëvendësministren e Shëndetësisë Dafina Gexha-Bunjaku dhe Shefen e Sektorit për Zhvillim të Hershëm të Fëmijëve në kuadër të misionit të UNICEF në Kosovë Sajeda Atari, kanë shpërndarë sot pakot për foshnjat e porsalindura dhe nënat lehona.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka treguar se kjo është një nga politikat më të reja që ka nisur në Komunën e Kamenicës, duke shtuar që uron që të mbetet edhe shembull i mirë që mund të ndiqet nga komunat e tjera.

“Për ne është shumë e rëndësishme që të sigurojmë kushtet për të gjithë, duke filluar nga shërbimet shëndetësore e deri tek politikat e tilla sociale, të cilat arrijnë ta bëjnë ndryshimin për mirë dhe ndihmojnë në rritjen e fëmijëve tuaj. Një element shumë i rëndësishëm i pakos është edhe aplikacioni FOLEJA të cilin ju mund ta shkarkoni e të merrni ndihmën e nevojshme për rritjen e fëmijës suaj”-ka thënë Rahimaj duke falënderuar UNICEF për bashkëpunimin.

Hidromorava

Kurse Zëvendësministrja Gexha-Bunjaku ka thënë se Komuna e Kamenicës është një shembull i mirë që ka nisur politika të tilla, që mund të jenë shembull edhe për të tjera komuna, por edhe që nëpërmjet kësaj nisme mund të ndikojnë në të mirën e përgjithshme.

“Jemi të lumtur që jemi pjesë e një politike të tillë, si dhe aplikacioni FOLEJA i cili i është shtuar kësaj pakoje. Për ne është shumë e rëndësishme që të mbështesim iniciativa të tilla”-ka thënë shefja e sektorit të UNICEF znj. Sajeda Atari.

Kujtojmë se Komuna e Kamenicës është komuna e parë me një praktikë të tillë, dhe se aplikimi për përfitimin e kësaj pakoje vazhdon në kuadër të kritereve të vendosura në aplikim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.