RCCOLA

Shpërndahen pako ushqimore dhe batanije për familje në nevojë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kamenicë – Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati bashkë me përfaqësuesin e Organizatës humanitare “Qëndresa Kosovare” Samir Salihu dhe me Drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Dritan Maliqi, kanë bërë shpërndarjen e pakove ushqimore dhe batanijeve për 50 familje në nevojë.

Kastrati falënderoi organizatën “Qëndresa Kosovare” për kontributin e tyre dhe gatishmërinë e plotë për bashkëpunim.

Uji Dea

“Falënderoj përzemërsisht z.Salihu dhe organizatën që ai e përfaqëson për kontributin e tyre të vazhdueshëm”, tha ai.

Muaj më parë është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes kreut të komunës dhe organizatës “Qëndresa Kosovare”./rajonipress/