ARKATANA

Shpërndahen mekanizmat bujqësor për fermerët përfitues

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Drejtoria e Bujqësisë ka bërë shpërndarjen e mekanizmave bujqësor për 20 përfitues. Këto mekanizma janë shpërndarë në kuadër të projektit “Furnizimi i fermerëve me mekanizëm bujqësor”.

Kryetari i Komunës së Kamenicës ka uruar fermerët përfitues duke thënë se edhe në të ardhmen do të përkrahin kulturat bujqësore.

“Buxheti për subvencione në lëmin e bujqësisë është në rritje dhe për këtë po mundohemi që të mbështesim fermerët me ato gjëra që kanë nevojë. Urime të gjithë fermerëve përfitues dhe inkurajoj të gjithë të tjerët që të zhvillojnë veprimtaritë e tyre bujqësore”, ka thënë ai.

Uji Dea

Edhe Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Shpend Morina, uroi fermerët përfitues.
“Ne çdoherë jemi në kontakt me fermerët për të parë nga afaër nevojat e tyre dhe për këtë shpesh mbajmë edhe takime ku i diskutojmë këto gjëra. Uroj fermerët përfitues dhe iu them se gjithmonë do t’i përkrahim me mundësitë tona buxhetore që i kemi”, ka thënë ai.

Fermerët përfitues kanë përfituar mekanizëm bujqësor si Pjatore me 24 disqe dhe Kositëse bari rotative 135 cm.

Vlera e këtij projekti ka qenë 22,490.00 Euro ku 70% ka participuar Komuna e Kamenicës ndërsa 30% fermerët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.