UBT

Shpërndahen ftesat për Referendum, spektri politik shqiptar hesht

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Këtyre ditëve, qytetarëve të Republikës së Serbisë, duke llogaritur edhe atyre shqiptarë, u janë shpërndarë ftesa për pjesëmarrje në Referendumin e 16 janarit 2022.

në fillim të ftesave shkruhet: Të nderuar qytetarë e qytetare të Republikës së Serbisë. Ju njoftojmë se më 30 nëntor 2021, Kuvendi Popullor shpalli Referendumin republikan në të cilin duhet të deklaroni nëse jeni për ndryshimet në kushtetutën e Republikës së Serbisë.

Referendumi republikan do të mbahet më 16 janar 2022.

Miratimi i Ligjit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë synon të sigurojë pavarësi më të madhe, efikasitet dhe llogaridhënie të gjyqësorit, pavarësi dhe llogaridhënie më të madhe të prokurorive publike, mbrojtje më të mirë të të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e sundimit të ligjit.

FIDANISHTJA

E djathta serbe bën thirrje për mos votim në referendum

Një fushatë për shpalljen e ndryshimeve në Kushtetutë në vazhdim në skenën politike, ku e Djathta serbe bën thirrje që të votojnë kundër në referendumin e 16 janarit. Po ashtu Partia Radikale Serbie e Sheshelit, u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në referendumin e ardhshëm për ndryshimet kushtetuese në fushën e drejtësisë dhe të votojnë kundër. Shesheli e ka vlerësuar se është “skandaloze” që Kuvendi njëpartiak i Serbisë të hyjë në procesin e ndryshimit të Kushtetutës, në të cilin, siç ka thënë ai, është e përfaqësuar vetëm qeveria.

Spektri politik shqiptar i Luginës së Preshevës, në këtë drejtim, nuk është aktiv, duke mos dhënë informacione lidhur me Referendumin, se a duhet të dalin qytetarët shqiptarë në votim, apo jo?

Kjo heshtje e të zgjedhurve politikë ndaj këtyre procese u ka kushtuar shtrenjtë qytetarëve si në zgjedhjet presidenciale, republikane dhe në regjistrimin e popullsisë, duke i lënë ata vetë të vendosin a janë “për “ose “kundër” këtyre proceseve. Kështu ndodh vetëm te ne, prandaj ashtu si jemi edhe punët i kemi, thuhet në komentin e Jetapress-it.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.