Eko Higjiena

Shpërndahen 43 çertifikata për përfituesit e aftësimit profesional

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Nënkryetari i Komunës Faton Jakupi së bashku me koordinatoren e organizatës gjermane Help Kosova Shqipe Breznica dhe Drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë Majlinda Krasniqi, kanë bërë shpërndarjen e çertifikatave për të rinjtë që kanë ndjekur trajnime në fusha specifike.

Këto çertifikata janë shpërndarë në kuadër të projektit “Përkrahje të Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik në Nivel Komunal”, i cili kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve të grupeve të cenueshme në sferën ekonomike dhe shoqërore.

Koordinatorja e këtij programi nga organizata Help Kosovo Shqipe Breznica, tha se Helpi si organizatë do të vazhdoj edhe tutje t’i ndihmoj qytetarëve të Kamenicës që ishin pjesë të këtij trajnimi profesional.

Fundamenti

“Përfituesit që janë të gatshëm të fillojnë hapjen e biznesit të tyre shumë shpejt do të mund t’i ndihmojmë edhe në sigurimin e pajisjeve që i nevojiten”, tha ajo.

Ndërkaq, nënkryetari Faton Jakupi tha se ndihma të ngjashme i nevojiten shumë qytetarëve të Komunës së Kamenicës dhe se kjo organizatë është e mirëseardhur gjithmonë për ndihma të këtij lloji.

Ky projekt në periudhë kohore pesë mujore ka qenë i financuar nga Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal të Qeverisë së Republikës së Kosovës (MAPL) dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Qeverisë Gjermane, kurse është zbatuar nga Help./rajonipress/