Uji Dea

Shpërndahen 200 pako ushqimore dhe pesë mijë kilogramë miell për familjet në nevojë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Organizata “Qatar Charity” dhuron pako ushqimore për familjet në nevojë. Donacionet për Komunën e Kamenicës janë duke vazhduar. Kësaj here organizata “Qatar Charity” ka dhuruar 200 pako ushqimore dhe pesë mijë kilogramë miell për familjet në nevojë.

I pari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka falënderuar udhëheqësin e kësaj organizate për Kosovë z. Mahmoud Abbas Shaker për këtë donacion dhe për bashkëpunimet e tjera në Kamenicë.

“Edhe 200 pako ushqimore dhe 5 mijë kg miell, do t’i shpërndajmë para festës së Bajramit për familjet në nevojë. Donacioni që pranuam sot vjen nga organizata Qatar Charity me të cilët kemi bashkëpunim që nga fillimi. Falënderoj shumë udhëheqësin e kësaj organizateje për Kosovë z. Mahmoud Abbas Shaker, për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Kamenicën”, tha Kastrati.

UBT

Komuna e Kamenicës së bashku me organizatën “Qatar Charity” këto pako ushqimore do t’i shpërndajnë tek familjet në nevojë para festës së Bajrami.

Ndryshe organizata “Qatar Charity” ka ndihmuar në vazhdimësi Komunën e Kamenicës. Rri në shtëpi!/rajonipress/