UBT

Shpërndahen 18 motokultivatorë për fermerët përfitues të Kamenicës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati bashkë me nënkryetarët dhe Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Naim Arifi, kanë bërë shpërndarjen e 18 motokultivatorëve për fermerët përfitues.

Kryetari Qëndron Kastrati u shpreh jashtëzakonisht i lumtur për shpërndarjen e motokultivatorëve sepse sipas tij, do t’i ndihmoj fermerëve që të rrisin prodhimtarinë e kulturave bujqësore.

“Do të jemi gjithmonë afër fermerëve për t’i ndihmuar në të gjitha format për avancimin e fermave dhe prodhimtarive të tyre. Gjithashtu, javën tjetër do të shpërndajmë edhe 17 motokultivatorë të tjerë për fermerët”, tha ai.

HW

Ndërsa drejtori DBPZHR-së Naim Arifi, tha se falë angazhimit të punës së drejtorisë, qeverisjes lokale dhe bashkëpunimit me fermerët, Komuna e Kamenicës ka dalur e para në Kosovë sa i përket përfituesve të granteve.

“Ju uroj të gjithë fermerëve përfitues dhe premtoj që edhe në vitet e ardhshme në vazhdimësi do të jemi sa më afër fermerëve. Bashkë me stafin e DBPZHR-së jemi të gatshëm të punojmë edhe gjatë fundjavës, vetëm që t’u dalim në ndihmë fermerëve me gjithë kapacitetin që kemi”, deklaroi Arifi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.