FIDANISHTJA

Shpërblehet regjisori Erson Zymberi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kemi kënaqësinë të ju informojmë se shfaqja e Teatrit të Qytetit të Gjilanit “Pacienti i Dr. Frojdit” e autorit Miro Gavran e në regji të Erson Zymberit, është shpërblyer me çmimin “Sylejman Pitarka që jepet për regjinë më të mirë të Festivalit “Teatri Shqiptar ne Maqedoni” , Dibër 2002-2013.

Sipas zyrtareve të teatrit të Gjilanit në konkurrence ishin shfaqjet: Teatri Kombëtar i Kosovës me shfaqjen “Perplasjet”, autor dhe regjisor Ekrem Kryeziu , Teatri i Qytetit – Gjilan me shfaqjen “Pacienti i Dr. Frojdit”, autor: Miro Gavran e në regji të Erson Zymberit.

Teatri Shqiptar i Shkupit me shfaqjen “Paraja” autor: Rej Kunej, regjisor: Ilir Bokshi.

Teatri i Kumanovës, me shfaqjen Çfarë ka parë shërbëtorja, autor: Joe Orton, regjisor: Kastriot Saqipi.

Teatri “Petro Marko” – Vlore, me shfaqjen “Të gjithë me huqe”, autor: Laurent Bafi, regjisor: Eliona Thomaraj.

Mobi Casa

Teatri “Andon Zako Cajupi” – Korçe me shfaqjen ” Borxhezi fisnik” autor: Molieri, regjisor: Erion Isai.

Akademia e Arteve – Tirane me shfaqjen “Joan Padan dhe Amerikat”, Dario Fo, regjisor: Milto Kutali.

Juria në përbërje: Salajdin Salihu, Milto Kutali dhe Agim Selimi vlerësuan shfaqjet gjate tërë festivalit.

Teatri i Qytetit në Gjilan falënderon organizatorët e Festivalit, publikun e mrekullueshëm, aktorët, regjisorin dhe të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e kësaj shfaqjeje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.