HW

Shpërblehet Etrit Berisha

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Paraqitjet e jashtëzakonshme të Etrit Berishës me Atalantën në këtë sezon kanë bërë bujë jo vetëm në Itali, por edhe në Europë.

Forma fantastike e shfaqur nga gardiani shqiptar është shfaqur me një tjetër vlerësim, që këtë herë vjen nga prestigjozia franceze, “Topmercato.com”. Me pritjet e tij, 27-vjeçari u shndërrua një prej elementëve më të spikatur të bergamaskëve dhe një pikë e fortë në ecurinë surprizë të skuadrës së drejtuar nga tekniku Gasperini.

HW

Për gjithçka shfaqi në fushë, deri në momentin e shqetësimeve në meniskun e gjurit, Etrit Berisha u përfshi në skuadrën më të mirë të gjysmës së parë të sezonit në Serinë A italiane. Në rolin e titullarit në portë sipas “Topmercato.com” është portieri i Romës, Szczesny, ndërsa në formacion janë edhe emra si Bruno Peres, Salah e Edin Dzeko nga verdhekuqtë, Pjanic e Alex Sandro të Juventusit apo edhe Felipe Anderson i Lazio-s dhe Giacomo Bonavenura i Milanit, shkruan Super Sport.

Mes rezervave, përkrah portierit kuqezi janë edhe Jose Callejon i Napolit, Iago Falque e Andrea Belotti të Torinos, si edhe sulmuesi i Juventusit, talenti argjentinas, Paulo Dybala. Një vlerësim i jashtëzakonshëm për Etrit Berishën, që u largua nga Lazio prej mungesës së hapësirave dhe gjatë këtij sezoni konfirmoi se është një prej portierëve më të mirë në qarkullim në futbollin italian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.