Eko Higjiena

Shpërblehet Edon Zhegrova

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Më i miri i ndeshjes, dhe në formacionin e javës në Zvicër – Edon Zhegrova ka shfrytëzuar në maksimum minutat që i ka dhënë së fundmi Marcel Koller. Ai ka dhuruar një asist dhe ka rrëmbyer zemrat e mijëra tifozëve me spektaklin që ka dhuruar me topin në këmbë në “St. Jakob-Park“

Edon Zhegrova ka bërë paraqitje fantastike për Baselin në Zvicër, edhe pse në fund ekipi i 20-vjeçarit mori vetëm një pikë në shtëpi, duke barazuar 1-1 me Xamaxin, shkruan Gazeta Express.

Zhegrova, i cili hyri në lojë në minutën e 16’ në vend të të dëmtuarit, Okafor, rrëmbeu bukur një top në minutën e 76-të, për të asistuar për mrekulli te Kemal Ademi.

Sulmuesi shqiptar, pas asistimit të mrekullueshëm nga ana e Zhegrovës, kishte vetëm për ta dërguar topin në rrjet dhe e bëri pa ndonjë problem, duke barazuar 1-1 rezultatin, që doli të jetë përfundimtar i takimit.

Kjo nuk ishte e gjitha nga ajo që tregoi Zhegrova në këtë ndeshje.

Ai vallëzonte në fushë për Baselin dhe për një moment, rezultati do të ishte shumë më ndryshe nëse shoku i skuadrës do të kishte dërguar topin në rrjetë pas një loje fantastike të Zhegrovës.

FIDANISHTJA

Edoni dhuroi spektakël për gjithë të pranishmit në stadium me lëvizjet e tij magjike, ai i trullosi dy kundërshtarë dhe në fund pasoi te shoku i skuadrës që nuk e perceptoi topin siç duhet, duke lëshuar rast të artë për gol.

Në fund, Zhegrova u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes, duke marrë notën më të madhe, 8.7 nga ‘Sofascore’.

Ai gjithashtu, së bashku me Ademin, kanë zënë vend në formacionin e javë në Superligën e Zvicrës.

Zhegrova ishte lojtari që krijoi 5 shanse, bëri 7 driblime dhe 4 pasime kyçe – askush si ai në këtë ndeshje.

Paraqitja fantastike e Zhegrovës, ndoshta mund ta bindë trajnerin e Baselit, Marcel Koller, që t’i japë më shumë minuta anësorit të Kombëtares së Kosovës. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.