HW

Shpërblehen më të dalluarit në kulturë, rini, sport, art muzikor, art letrar dhe art vizuel

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, ka ndarë sot mirënjohje edhe për më të dalluarit në Kulturë, Rini, Sport, Art Muzikor, Art Letrar dhe Art Vizuel.

“Një pjesë nga përfaqësimi ynë në aktivitete të ndryshme kulturore të Gjilanit si kryeqendra e kulturës shqiptare, duke sjellë për Gjilanin përfaqësime, pjesëmarrje të ndryshme dhe mbajtje gjallë të vlerave kombëtare, profesionale dhe shoqërore si brenda Kosovës ashtu edhe në përfaqësimet tona përtej kufijve”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se kudo që është në të ardhmen do të ndjehet mirë me kulturën dhe zhvillimin e saj në qytetin e Gjilanit, që është gjaku dhe oksigjeni i shoqërisë sonë.

HW

Deniza Limani, drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka potencuar se këto mirënjohje janë një falënderim i kryetarit për angazhimin që ju në fusha të ndryshme keni dhënë në forma të ndryshme dhe aktivitete të shumta.

Shefik Shkodra, publicist, në emër të të gjithëve ka thënë se jemi gjeneratë që kemi jetuar në dy shekuj, në njërin kurr nuk mund të thoshim lirë dhe si mendonim fjalën tonë, tani që jetojmë në këtë shekull e kemi lirinë që të shprehemi, flasim dhe veprojmë të lirë.

Mirënjohje në këtë aktivitet janë dhënë për Enza Shala, pastaj në publicistikë për Shefik Shkodra, në dhurimin e eksponateve për muzeun e qytetit Igballe Hajdari, mirënjohje për vullnetarët e qytetit, Basket Shishe aktivitet në fushën e rinisë, pastaj nderim për Aksionin Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes, Nazlie Ahmeti dancing hous, Donjeta Parashtica në vullnetarizëm, qendrën Kulturore “Safete Shasivari donacion për muzeun, Agim Islami donacion për muzeun, Driton Mehmeti në vullnetarizëm, Blendi Arifi, në paraqitjen e tij në përfaqësim të teatrove, post mortum mirënjohje për Agim Shkodrën i cili ka dhënë kontribut në hendboll, Albina Idrizi për romanin më të mirë të vitit, Elona Salihu, lexuesja më e mirë, Plarentina Zejnullahu udhëheqësen e klubit të lexuesve, Gëzim Brestovci./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.