Uji Dea

Shpërblehen dhjetë fermerët më të dalluar të vitit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Duke e vazhduar traditën e deritashme, Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, e ka përmbyllë vitin me shpalljen e fermerëve më të mirë. Manifestimi ‘Fermeri i vitit’, që tashmë është bërë tradicional, ka për qëllim stimulimin e fermerëve për të arriturat e tyre njëvjeçare në fushën e prodhimtarisë bujqësore si dhe për të arriturat në industrinë ushqimore.

Dhjetë fermerë kanë marrë mirënjohje si dhe nga një shpërblim prej 100 euro, të cilin e ka siguruar Pro Credit Bank. Të shpërblyerit janë: Kastriot Fetahu, Verdi Rexhepi, Xhevat Sadiku, Velko Stojanoviq, Ibrahim Rrahimi, Sami Murati, Fadil Berisha, Feta Sadiku, Rexhep Mehmeti e Argton Ramadani.

Nazmi Rapuca, drejtor për Bujqësi tha se bujqësia në Gjilan sot është në një nivel shumë më të avancuar seç ishte më herët. Për këto 6 vite të qeverisjes sonë, ky sektor është ndihmuar me gjithsej 6 milionë euro, duke llogaritur këtu edhe grantet dhe subvencionet e Ministrisë si dhe donacionet e ndryshme.

ARKATANA

Rapuca tha se është i vetëdijshëm që nevojat e bujqësisë janë edhe më të mëdha, por këto kanë qenë mundësitë. Për vitin 2014, ndërkaq janë planifikuar 140 mijë euro më shumë mjete në buxhetin komunal për sektorin e bujqësisë.

Kurse Qemajl Mustafa, kryetar në detyrë, i ka inkurajuar fermerët që të vazhdojnë edhe me më përkushtim punën në bujqësi, sepse është sektor që ofron kushte të mira për mirëqenien e familje, për punësim dhe zhvillim të përgjithshëm.

Mustafa tha se në dy mandatet e tij, bujqësia ka qenë njëri ndër tri prioritetet kryesore, krahas arsimit dh shëndetësisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.