Mobi Casa

Shpenzimet shtetërore – prin Kryeministria harxhoi 7 milionë euro për 6 muaj

/ 2 minuta lexim
HW

Shpenzimet e buxhetit në paga dhe mëditje janë rritur për 5 përqind më shumë këtë vit se në 2015-ën. Në gjashtë muajt e parë të 2016-ës për këtë kategori janë dhënë nga buxheti i shtetit 272 milionë euro sipas pas raportit gjashtëmujor financiar të publikuar nga Ministria e Financave.

Institucioni që i prin këtyre shpenzimeve është kabineti i kryeministrit, ku për të paguar stafin e Mustafës nga buxheti janë harxhuar 7 milionë euro raporton Zëri.Info.

Derisa me shpenzime i vjen afër edhe zyra e Presidentit, ku i pari i shtetit Hashim Thaçi ka shpenzuar 2 milionë euro për rroga dhe paga vetëm për këta 6 muaj.

Kurse Kuvendi Kosovës, ka shpenzuar për pagat e kryekuvendarit dhe të deputetëve janë shpenzuar 385 mijë euro.

Ndërkohë edhe Ministritë renditen në Listën e shpenzimeve e ajo që e ka “liruar” dorën më shumë në paga për të punësuarit e saj është Ministria e Punëve të Jashtme.

Fundamenti

Ky dikaster i udhëhequr nga Ministri Enver Hoxhaj ka shpenzuar nga thesari i shtetit 10 milionë euro raporton Zëri.Info.

Duke ju referuar këtij raporti gjashtëmujor financiar, shifra të larta të harxhimeve në rroga shihen edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ky institucion ka shpenzuar në rroga 6 milionë euro.

E numra milionësh vërehen edhe në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ku Ministri Kujtim Shala për paga të stafit të tij ka harxhuar buxhetin e shtetit për 8 milionë euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.